Eduarti flet për marrëdhënien me Jonin, djalin e Abanës
Ditën e djeshme, u mbajt premiera e filmit me metrazh të shkurtër me titullin “Gjyshja” nga Eduart Grishaj.
Eduarti ishte i ftuar sot tek “Ftesë në 5” për të folur për filmin dhe jo vetëm. Ai tregoi se suksesin e filmit ia dedikon Arbanës, lidhja mes të cilëve është konfirmuar në heshtje.
Gjatë intervistës Bieta e ngacmoi në lidhje me Jonin duke marrë shkas nga një video që ka postuar Arbana ku shfaqet Joni duke fotografuar gatimet e moderatores.
Eduarti tregoi se pjesën e fotografimit ia ka lënë Jonit ndërkohë që ai kujdeset të shijojë ushqimet. Regjisori u shpreh që përpiqet të rezervojë kohë të mjaftueshme për Jonin, marrëdhënia mes të cilëve duket se është mjaft e mirë. /Kids’ Time
@arbanao kritikuesja, por edhe mbeshtetja kryesore per realizimin e “Gjyshja”… por ja edhe “ankesat” e para nga bashkejetesa me @eduartgrishaj 🤣🤣🤣🤣🤣 #ftesene🖐🏼 #ngaehenanetepremte #ora🖐🏼
Posted by Bieta Sulo on Tuesday, October 8, 2019