Ariana poston foton e Anës dhe me shumë gjasa do të jetë blogerja më e re e Instagramit

Disa ditë më parë, familja e këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahut, u shtua me një anëtar të ri.

Bashkëshortja e tij, Ariana, solli në jetë një vajzë, e cila është fëmija i katërt i çiftit, pas një djali dhe dy vajzave të tjera.

Dyshja e pagëzoi të voglën me emrin Ana dhe menjëherë pas lindjes, Ariana s’ka ngurruar të ndajë foto të së bijës në profilin e saj në Instagram.

View this post on Instagram

Mireseerdhe Ana Fejzullahu! 🌸

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Ajo i ka realizuar asaj një set fotografik profesional, ku vogëlushja shfaqet në një shportë të butë prej cope, me kapuç në kokë dhe një lodër pranë vetes.

“Mirëmëngjes nga bebushja ime Ana”- shkruan Ariana krahas fotos së ëmbël të ëngjëllit të saj që ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve.

Share With:
Translate »
740 Views