Aksident tragjik në Itali: Po kthehej nga dasma e së bijës, ndahet nga jeta babai shqiptar

Gëzimi i madh i martesës së të bijës, është kthyer në një tragjedi për një familje shqiptare në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Gioia Tauros, në rajonin e Reggio di Calabrias, ku dy makina njëra “Fiat Punto” dhe tjetra “Wolkswagen Golf”  janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe një automjet është kthyer përmbys.

Njëri prej drejtuesve të makinës, 65 vjeç, shqiptar, ka humbur jetën, ndërsa gruaja, e bija dhe shoferi i makinës tjetër kanë shpëtuar.

Mësohet se familja e shqiptarit po kthehej nga dasma, ku viktima martoi të bijën.

Share With:
Translate »
498 Views