Fëmijët dibranë në Siri/ Flet nëna: Vajza më kërkoi ndihmë, kanë frikë për jetën

Më 27 janar kalojnë plot 6 vite dhe Mide Dumani është ende në pritje të kthimit nga Siria të dy fëmijëve të saj, Evës dhe Endrit që sot kanë emra arabë Sara dhe Tahla.

“Ju lutem, kam 6 vite që lutem… janë fëmijë që nuk kanë asnjë faj”, shprehet nëna, mide Dumani.

E larg Shqipërisë, vajza i kërkon nënës vetëm të bashkohet me familjen. Besimi se kjo do të ndodh është kthimi në atdhe i kosovarëve më shkurt të këtij viti, sic dëgjohet në audion e siguruar nga Top Channel.

Audio e vajzës

“Veç duam të vijmë atje. Nuk kemi nevojë për asgjë. Veç të vijmë atje.

“Ti më the mua që do ju heqin të gjithëve bashkë, kur e morëm vesh ne ata thanë veç Kosova. Ndoshta dhe neve vijnë na marrin sot… Nuk dimë gjë”.

Ndërsa mesazhi i fundit që 14 vjeçarja ka dërguar ishte mbrëmjen e kësaj të hëne.

Ishte Shkëlzen Dumani që në 2014 rrë mbeu në atë kohë djalin e tij 5 vjecar dhe vajzën 8 vjeçare pa dijeninë e bashkëshortes, Mides.

Për më tepër ndiqni videon:

Share With:
Translate »
896 Views