Kjo video zbulon më shumë për raportin e Kylie Jenner me Travis Scott pas ndarjes

Ndonëse dyshja e njohur i dha fund lidhjes së tyre, duket se ky vendim nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tyre me vajzën. Miliarderja e njohur, Kylie Jenner ka publikuar së fundmi një video në llogarinë në ‘Instagram’, ku shfaqet vajza 1-vjeçare duke kënduar një këngë nga mami i saj.

Ndonëse Jenner ka këmbëngulur se është duke kënduar ajo, Stormi nga ana tjetër ka treguar se dëshiron babin të këndojë. Gjatë këtyre momenteve, e vogla  ka kërcyer duke qeshur së bashku me Kylie-n. “Vajza e babit”, ka shkruar 22-vjeçarja krah videos së saj duke bërë që fansat të lënë një sërë komentesh në llogarinë e saj. Të shumtë kanë qenë ata që kanë vënë në dukje faktin se Kylie vazhdon të sillet po njësoj edhe pas ndarjes.

View this post on Instagram

daddy’s girl 🙄🙄😍

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on

Kujtojmë se dyshja vendosi të ndahet pasi reperi nuk ishte gati për të pasur të tjerë fëmijë apo një ceremoni martesore

Share With:
Translate »
486 Views