S’e kishim parë prej kohësh! Ja si duket Laura Vorpsi pas lindjes së fëmijës së dytë

Në muajin shkurt të këtij viti, ish-zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, u bë nënë për herë të dytë.

Ajo dhe bashkëshorti, Theodhori Cami u bënë me djalë, tre vite pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre të parë.

Daljet e saj në publik kanë qenë të rralla, mirëpo së fundmi Laura është fotografuar nga “Revista Bordo”, teksa ndodhej në prezantimin e librit të ri të Grida Dumës.

32-vjeçarja shfaqet në super formë fizike, megjthëse ka vetëm disa muaj që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

E veshur me një kostum ngjyrë bezhë, make-up të thjeshtë dhe flokët e lëshuara, Laura ka shkëlqyer gjatë promovimit të librit të Grida Dumës.

Share With:
Translate »
1014 Views