Pak muaj pasi humbi motrën, deputetja socialiste humb edhe vëllain
Detaje të reja nga aks identi që ndodhi mbrëmjen e djeshme në tunelin Tiranë Elbasan, dhe për pasojë një person humbi jetën. Burime bëjnë me dije se që u aksidentua është vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti.
Ai quhet Elton Maçolli 42 Vjeç, ndërsa mësohet se punonte tek Regjimenti i Farkes, ishte pilot helikopteri.
Akidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në brendësi të tunetlit, ku makina e Maçollit pas një përplasjes me një maune mori në flakë.
Makina tip “Seat” ishte e pajisur me impiant gazi dhe raportohet se pas përplasjes me maunen ka plasur brenda tunelit vetëm pak metra nga dalja e tij duke shkaktuar kështu edhe humbjen e jetës së drejtuesit të saj.
Kjo është tragjedia e dytë në familjen e deputetes socialiste, pasi rreth një vit më parë, në muajin Korrik të 2018-tës, ajo humbi të motrën e saj, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
