Ajola me një foto me Kajanin e përshkruan më së miri si ndihemi të gjithë të hënave

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa poston shpesh foto me vogëlushin e tyre, Kajan i cili këtë muaj mbushi 1 vjeç. Mëngjesin e sotëm Ajola ka postuar një foto ku përshkruan më së miri si ndihemi të gjithë të hënave.

Në foto Kajani shfaqet i ulur në prehrin e mamit dhe kokën e ka mbështetur në dorën e tij të vockël.

“E hëna më gjeti kështu”, shkruan Ajola duke ia ëmbëlsuar ditën ndjekësve me këtë foto.

Kujtojmë që pak ditë më parë Kajani festoi 1-vjetorin dhe u mbajt një festë private nga e cila Ajola publikoi vetëm dy foto.

Share With:
Translate »
597 Views