Kërrusje e shpinës, vena varikoze, ekzemë: Çfarë i shkaktojnë trupit 20 vite përvojë pune – si ta parandaloni këtë?
Miliona punëtorë të zyrave janë në rrezik të vuajnë probleme të mëdha shëndetësore, duke përfshirë edhe kërrusje në shpinë, nëse veç nuk bëjnë urgjentisht ndryshime drastike.
Për ta ilustruar këtë rrezik, ekspertët e kanë krijuar një manekine përmes së cilës kanë treguar se çfarë do t’u ndodh trupave të atyre që vazhdojnë ta keqtrajtojnë trupin përgjatë 20 viteve, transmeton Telegrafi.

Ekspertët dhe punëtorët duhet të veprojnë menjëherë dhe ta adresojnë problemin e shëndetit të dobët në vend të punës.
Disa prej ndryshimeve që ekspertët i rekomandojnë, përfshijnë qëndrimin ulur në pozicion të mirë, pushimet e rregullta për ecje, etj.

Manikenia në foto është prodhuar bazuar në të gjeturat e ekspertëve, të cilat i kanë parashikuar sëmundjet si kërrusja e përhershme e shpinës, venat varikoze nga qarkullimi i dobët i gjakut, sytë e skuqur e të tharë nga qëndrimi me orë të tëra para ekranit, lëkura e zverdhur që shkaktohet nga drita artificiale, ekzema e shkaktuar nga stresi, etj.