Kanye West nuk ndalet! Do të bëjë sërish fëmijë dhe ky është numri ideal sipas tij!
Pak ditë pasi publikoi albumin e tij të shumëpritur “Jesus is King”, Kanye West ka rrëfyer disa detaje të reja nga jeta e tij private, martesa me Kim Kardashian dhe marrëdhënien me 4 fëmijët, North, Saint, Chi dhe Psalm.
Dasma e tij me Kim Kardashian bëri bujë në mbarë mediat botërore në maj 2014. Dhe Kanye West ka pohuar se ndihet sikur ka 500 vjet që është martuar. Ai u shpreh se para martese ndihej se martesa nuk ishte për të, deri sa u kurorëzua.
![]()
“Askush nuk ka menduar se nuk do të ishte e paparë të martoheshe me Kim Kardashian. Të gjithë mendonin se do të ishte super të martoheshe me Kim”, tha moderatori, ndërsa Kanye ia preu: “Epo jo Kris Humphries!”, duke iu referuar ish-bashkëshortit të Kim.
“Është parajsë, është e mrekullueshme është e mahnitshme”, shtoi reperi duke iu referuar martesës.
Më pas Kanye u pyet nëse e ka menduar të bëjë një fëmijë të pestë dhe ai shtoi se ka menduar të bëjë 7 fëmijë gjithsej.
Reperi e ka folur këtë me bashkëshorten dhe të dy mendojnë se do të ishte ideale që të kishin 7 fëmijë.