Noçja e Big Brother njofton se u bë me fëmije në mënyrën më komike të mundshme
Ardhjen në jetë të vajzës të saj Najada Konomi, që të gjithë e njohin me emrin përkëdhelës Noçe që nga edicioni i parë i Big Brother, ka zgjedhur ta japë në një mënyrë të pazakontë: duke botuar një seri skicash, që tregojnë një çift në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, lumturinë e mbërritjes në jetë dhe pastaj sikletet dhe situatat ku gjenden pastaj gjithë mamatë e reja.
Në fakt ne jemi shumë të lumur, që me postin tonë të disa ditëve më par, e frymëzuam Najadën dhe i dhamë një super ide për lajmërimin, larg dorës apo këmbës së bebit që jemi mësuar ta shohim ngado.
Miqtë e kanë uruar Najadën që ende nuk e ka ndarë foton e parë të vajzës, as emrin e saj, ndërsa në një koment shkruan se vogëlushja ka ardhur në jetë 2 muaj më parë.

Najada Ikonomi së bashku me partnerin jetojnë në Romë, ku ajo duket se i është kthyer pikturës, pasionit të jetës së saj dhe e ka lënë pas krahëve televizionin, edhe pse të gjithë e mbajnë mend për çiltërsinë dhe sjelljen që theu shumë tabu në atë edicion të parë të spektaklit më popullor në Shqipëri.

