Tiranë/ Pamje nga aksidenti ku humbën jetën dy adoleshentet që po ktheheshin nga festa
Dy adoleshente humbën jetën, si pasojë e një aksidenti në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.
Disa pamje kanë dalë nga aksidenti i rëndë që i mori jetën dy 17-vjeçareve dhe plagosi dy 14-vjeçarë dhe drejtuesin e mjetit 18 vjeç.

Si pasojë e lagështisë, makina me të cilët udhëtonin 5 të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë pranë një muri rrethues të një ndërtese.
Mësohet se 5 të rinjtë po ktheheshin nga një lokal ku kishin festuar ditëlindjen e shoqes së tyre 14-vjeçare me iniciale L.M. Kjo e fundit ka mbetur e plgosur nga aksidenti, së bashku me 14-vjeçarin tjetër O.M. dhe shoferin F.Sh. 18 vjeç.
Ndërsa dy shoqet e tyre 17-vjeçare D. Tarja dhe S. Serani humbën jetën.