Së shpejti do të bëhet nënë, aktorja e njohur publikon foto me barkun e rrumbullakosur për ditëlindje
Në korrik Anne Hathaway zbuloi se ishte shtatzënë për herë të dytë përmes një fotografie bardh e zi. Së fundmi aktorja ka publikuar një imazh me rastin e 37-vjetorit të lindjes dhe në të dallohet barku që i është rritur. “Po ndjej shumë dashuri këtë javë të ditëlindjes. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për lulet, librat, çokollatat, kartolinat, kristalet dhe për çdo dhuratë tjetër dhe më e rëndësishmja dua të falenderoj Zotin që i kam flokët në ditën më të mirë të tyre”, ka shkruar aktorja bashkangjitur fotos së saj.
Anne publikoi dhe një fotografi të dhuratave të saj, të cilat duken me të vërtetë të shumta në numër. Hathaway është e martuar me Adam Shulman dhe atë të dy janë prindër të një djali 3-vjeçar të quajtuar Jonathan Rosebanks. Anne ka treguar më herët se është përballur me luftë të fortë fertiliteti në të dyja shtatzënitë dhe se në jetën e saj nuk ka pasur vetëm momente të lumtura.