Travis Scott e transformon vajzën si vetja dhe publikon fotot më të ëmbla të Stormit

Travis Scott po kalon shumë kohë cilësore me vajzën e tij 1-vjeçare, Stormi. Edhe pse ai i ka dhënë fund lidhjes me Kylie Jenner, kjo gjë nuk e ka penguar të qëndrojë pranë vogëlushes. Së fundmi ai ka ndarë disa imazhe nga takimi i fundit me Stormin, në të cilat shihet se vajzën e ka transformuar në veten e tij. Në fotot e publikuara në ‘Instagram’ vajza e reperit shihet e veshur me një bluzë të turneut të tij “Astroworld”, me atlete shumëngjyrëshe, disa bizhuteri floriri dhe me flokë të kapura gërsheta njësoj si babai i saj. “Flokët e babit”, shkruajti Travis bashkangjitur fotove të Stormit.

View this post on Instagram

“ Daddy’s hair “

A post shared by flame (@travisscott) on

Fotografitë e vajzës janë pëlqyer nga miliona ndjekës të Travis, të cilët nuk kanë kursyer as komplimentet për Stormin. Këto imazhe vijnë një javë pasi vogëlushja së bashku me nënën e saj, Kylie Jenner, udhëtoi drejt Hustonit për të ndjekur koncertin që Travis kishte përgatitur për turneun e tij.

Share With:
Translate »
659 Views