Përurimi i ‘Air Albania Stadium’, Kryeministri Rama në stadium me Lindën dhe Zahon
kam ëndërruar shumë gjatë këtë moment” – tha Kryeministri Rama në përurimin e stadiumit të ri të Kombëtares së Shqipërisë.

I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe djali, Zaho, Kryeministri, pak pak nisjes së ndeshjes, tha se e ka pritur këtë moment prej vitesh.

“E kam pritur këtë moment prej shumë vitesh, e kam ëndërruar shumë gjatë. E gjithë kjo nuk do ishte e mundur pa disa të tjerë. Ne kemi bërë më shumë se një stadium fantastik. Stadiumi është ndërtuar për futbollin, krijon jetë sociale dhe punësim. Stadiumi u përket sportistëve, turistëve, monument i hartës turistike të Tiranës. Koha do të flasë vetë për stadiumin, nuk dua ta zgjas më tej”,– tha Rama duke iu drejtuar tribunës nga ku po ndjek ndeshjen bashkë me bashkëshorten dhe Zahon.






