Alba Parietti: E kuptova ç`është ferri kur vdiq e fejuara e djalit tim në ditëlindjen e saj
‘”Ishte dita e ditëlindjes tënde, bëje 25 vjeçe dhe prisje surpriza atë ditë, kur nuk e vure re në rrugë një burrë me biçikletë dhe gjete vdekjen”, kështu e nisi postimin e saj ca javë më parë, Alba Parietti në Instagram.
Luana, e fejuara e djalit të saj Francesco humbi jetën në një aksident në rrugë.
Një humbje që i la dhimbje të thellë dajlit të Alba-s. “Ato ditë takova ferrin. Kisha një ndjenjë pafuqie, dhimbjeje dhe agonie që nuk ndalte. Asgjë nuk ishte më njësoj. Edhe mënyra se si po shikoja jetën. Gjithçka dukej kaq e padobishme.
Një vuajtje që është ende prezente, çdo përvjetor tëndin dhe kurdoherë. Do mbetesh gjithmonë në zemrën time me buzëqeshjen dhe bukurinë tënde dhe me ndjenjën e pafuqisë që s`munda të të ndihmoja. Plaga ishte edhe më e thellë për nënën tënde dhe djalin tim Francesco-n që të donte me shpirt. S`ka fjalë e veprim që e ngushëllon” , shkruan Alba.
Nga dita e vdekjes së Luana-s kanë kaluar 13 vjet, por Alba ende nuk e ka harruar të fejuarën e djalit.
Në fund ajo shton: “Tani që nëna jote t`u bashkua shpresoj të gjesh paqen e dashura ime”.