Kim bën një përjashtim kësaj here, publikon foton e Psalm West së bashku me motrën
Miliarderja e njohur, Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ një nga pamjet më të bukura të dy fëmijëve të saj, Chicago dhe Psalm West. Në foton e publikuar shfaqet Psalm duke i ngulur sytë aparatit, ndërsa Chicago është mbështetur e buzëqeshur tek vëllai i saj.
“Zemrat e mia”, ka shkruar Kim krah fotos e cila është komentuar gjerësisht jo vetëm nga ndjekësit e klanit ‘Kardashian-Jenner’, por dhe vetë pjesëtarët e familjes.
Kujtojmë se Kardashian ka ndarë jo shpeshherë foto të më të voglit të familjes, ndaj kjo pamje e tij me Chicago-n i surprizoi të gjithë.