Pizhama, biskota dhe shumë dashuri! Video e Krishtlindjeve në familjen Kallaku është e adhurueshme
Mbrëmjen e kaluar Bes Kallaku festoi jo vetëm ditëlindjen e tij, por dhe premierën e projektit kinematografik ‘Falco’, për të cilin pohoi se kanë punuar për muaj me radhë. ‘Falco’ bëri bashkë emrat më të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar, të cilët u mblodhën për të festuar këtë arritje të aktorit të njohur të humorit.
Pas këtij momenti, ditën e sotme Xhensila ka zgjedhur të publikojë një foto pranë bashkëshortit dhe vajzës së tyre, Ajka, portreti i të cilës është mjaft i qartë. “Se ne e deklaruam që jemi fanset më të flakta. Besi ynë sa shumë krenare që jam ndjerë, e sa shumë do të ndihet bija jonë krenare për ty”, ka shkruar këngëtarja krah portretit më të ëmbël familjar.
Ndërsa sot ata kanë publikuar një video Krishtlindjesh të realizuar nga Rezarta Shkurta, ku duken një familje e lumtur teksa bëhen gati për festat e fundvitit.
Ndërsa shohim këtë video, na bien ndër mend, filmat festivë, të cilët mezi i presim këtë periudhë të vitit. /Kids’Time/