Ushqimet që duhet t’i eleminoni sa më parë nga regjimi nëse vuani nga artriti

Regjimi ushqimor më i përshtatshëm kundër artirit, artrozës ose patologjive të tjera që lidhen me artikulacionet, duhet të furnizojë organizmin me acide yndyrore të pangopura, efekti antiinflamator i të cilave zvogëlon dhimbjen. Të gjitha këto i gjejmë në vajin e ullirit, fara, fruta vajore apo peshk, si merluci. Është shumë e rëndësishme marrja e vitaminës D (për muskujt dhe kockat); vitaminës C (kundër plakjes, për prodhimin e kolagjenit, rigjenerimin e artikulacioneve dhe ruajtjen e lëngut sinovial); vitaminës E (kundër plakjes dhe antiinflamacionit) e pranishme në fruta, perime, peshk, vezë; dhe bakrit, zinkut, selenit, të gjithë efikasë kundër plakjes. Këto të fundit i gjejmë te drithërat, frutat e detit dhe patatet.

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të ruajmë një nivel kalciumi, por pa e tepruar me qumështin ose nënproduktet e tij, të cilat në disa raste nxisin dhimbjen. Ndaj, është e këshillueshme që kalciumin ta marrim nga farat e susamit, perimet si lakra dhe frutat vajore. Pikë së pari duhet ulur sasia e kripës, kafesë dhe proteinave. Përdorimi i tepruar i kripës, ul nivelin e lëngut sinovial: në rast dhimbjesh të artikulacioneve, këshillohet përdorimi i erëzave dhe jo i kripës. Kafeina shton inflamacionin, ndaj duhet të përdorni sa më pak çaj dhe kafe gjatë ditës. Gjithashtu, nëse konsumojmë më shumë proteina shtazore, ato do të favorizojnë mungesën e mineraleve. Për këtë duhet të ndiqni një dietë të ekuilibruar dhe të konsumoni 4-5 herë në javë peshk.

Dy super bishtajat që na vijnë në ndihmë

Fasulet laroshe zëvendësojnë mishin e kuq, janë një burim i mirë proteinash dhe kompletohen kur konsumohen me drithëra integrale. Gjithashtu, na furnizojnë me hekur dhe mund t’i përdorim 1-2 herë në javë, për të zëvendësuar mishin, sidomos të kuqin, i cili përmban substanca të dëmshme për artikulacionet. Rekomandohen 150 g në ditë, të shoqëruara me makarona ose oriz.

Mashurkat janë ideale për gratë në menopauzë. Këto janë fasule akoma të papjekura, por përmbajnë fitohormone të dobishme për gratë në menopauzë si dhe për ato në fazë fertiliteti, që vuajnë nga dhimbjet e artikulacioneve. Rekomandohen 150 g në ditë, të gatuara ose jo, të shoqëruara me 2 feta bukë të thekur.

MERLUCI – BURIM I OMEGA-3

Ndër peshqit më të pasur me Omega-3, merluci i freskët ose i ngrirë, është një zgjidhje e mirë për ata që vuajnë nga dhimbjet e artikulacioneve, pasi nuk përmban shumë toksina. Mund ta konsumoni të pjekur ose të gatuar në avull.

Share With:
Translate »
585 Views