Bebushi ka filluar të duket, Yllka na tregon barkun e rrumbullakosur
Pak ditë më parë u bë e ditur se këngëtarja nga Kosova, Yllka Kuqi është në pritje të ëmbël dhe pas 8 vitesh martesë ajo e bashkëshorti i saj do bëhen me fëmijë.

Ndonëse kur u zbulua lajmi i ëmbël, Yllka nuk reagoi, së fundmi këngëtarja ka treguar barkun e rrumbullakosur.

Yllka ka pozuar me një fustan jeshil shumë elegant, por sytë menjëherë shkojnë tek barku i fryrë të cilin edhe është munduar ta fshehë pas palave.

Këngëtarja ka marrë shumë komplimenta nga fansat për pamjen e saj, por edhe urime për lajmin e ëmbël të cilin mezi presim ta konfirmojë edhe vetë ajo.
Ndërsa mbrëmë pozoi me këtë fustan, po kadife dhe dyshime mbi shtatzaninë nuk ka më. Bebushi në belin e mami Yllkës ka filluar të duket tashmë. Ndoshta ngjyra bojëqielli po na thotë diçka për gjininë? Mbetet të presim edhe pak. /Kids’Time/