“Ndjenja më e mirë për një nënë”, Ariana ndan momentin më të ëmbël pranë së bijës

Çifti i njohur i Showbizit, Ariana dhe Ermal Fejzullahu, para pak kohësh u bënë prindër për herë të katërt me ardhjen në jetë të një vajze. Ato i vendosën vogëlushes emrin Ana.

Që nga momenti i lindjes së saj, ato nuk janë  treguar aspak diskret, dhe kanë publikuar vazhdimisht foto të vogëlushes. Ariana dhe Ermali i kanë realizuar sete të ndryshme fotografike dhe i kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram, ku Ana ka fituar dashurinë e të gjithëve.

Së fundmi, Ariana ka publikuar në Instastory një foto ku shihet duke e ushqyer të voglën me gji. ‘Ndjenja më e mirë për një nënë’, ka shkruar ajo krahas fotos. Është nënë për herë të katërt, por secili nga fëmijët i dhuron blogeres një emocion të ri.

Share With:
Translate »
566 Views