Mozzik dhe Hajdari sigurojnë 1 milionë dollarë në kohë REKORD për ndihmën e familjeve nga tërmeti, ç’do të bëhet më pas?

Nisma e këngëtarit Mozzik dhe bamirësit e themeluesit të fondacionit ”Fundjavë ndryshe” Arbër Hajdari kanë arritur një shifër rekord të grumbullimit të donacioneve për ndihmën e familjeve të pastreha dhe të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i djeshëm.

Në llogarinë e ”Go Fund Me” janë grumbulluar rreth 1 milionë dollarë fonde në më shumë se 24 orë.

Pyetja që shtrohet tashmë është se si do të administrohen këto fonde: do të menaxhohen nga vetë dy sipërmarrësit apo do t’i dhurohen Fondit të Emergjencave Civile?

Ndërkohë, fatkeqësia e 26 nëntorit ka sensibilizuar shumë qytetarë të cilët kanë ofruar jo vetëm donacione, por kanë garantuar dhe strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti i djeshëm.

arber hajdari.jpg

Share With:
Translate »
569 Views