Xhesika nuk ia doli dot, viktima e parë e tërmetit në Tiranë

Ka shkuar në 51 numri i viktimave si pasojë e tërmetit mëngjesin e të martës.Xhesika Beqiku, 19 vjeç është viktima e parë e tërmetit në Tiranë.
Xhesika ndërroi jetë pasi kishte pësuar çarje në kokë, si pasojë e goditjes nga parapeti i tarracës ndërsa dilte jashtë bashkë me familjen e saj.
Të dëmtuar në spital janë dhe nëna e Xhesikës Rozeta e cila ka këmbën e thyer si dhe çarje në kokë. Gjithashtu dhe e motra e viktimës 20-vjeçare, Sabina 22 vjeç ka nje kembe të thyer si dhe çarje në shpatull.
Të tre femrat u dëmtuan kur vrapuan nga banesa e tyre në Kombinat për të dalë jashtë dhe u goditën nga një mori tullash që i zunë poshtë

Share With:
Translate »
1647 Views