Jennifer Lopez, nënë për herë të tretë në moshën 50-vjeçare

Jennifer Lopez nga martesa e saj me, Marc Anthonym është nënë e binjakëve 11-vjeaçarë.Pas ndarjes fëmijët qëndrojnë me të dhe tani këngëtarja është në një lidhje me Alex Rodriguez.

Dyshja u fejua pak muaj më parë dhe tani duket se ka në plane një martesë të afërt.

Ata nuk kanë zbuluar ende detaje nga ceremonia, megjithatë Jennifer i ka planet e qarta për zgjerimin e familjes.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “People” ajo ka treguat se dëshiron të ketë fëmijë me Alex.

“Unë dëshiroj sërish fëmijë. Nuk e di çfarë plani ka Zoti por do dëshiroja ta provoja. Jam e hapur për të bërë fëmijë sërish:, u shpreh 50-vjeçarja.

Gjithashtu edhe Alex është baba i dy fëmijëve Natasha, 15 vjeç dhe Ella, 11 vjeç, që i ka me ish-bashkëshorten  Cynthia Scurtis.

Tani ata jetojnë të gjithë bashkë dhe marrëdhënia është për t’u admiruar.

“Kur u fejuam fëmijët ishin shumë të lumtur. Ata e dinë që gjithmonë do i duam,”-shtoi Jennifer.

Share With:
Translate »
523 Views