Mashtrimi me vajin e ullirit, ja si ta dalloni nëse është origjinal dhe i pastër
Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare, por sa të sigurtë jeni se vaji që përdorni çdo ditë është i pastër dhe pa hile? Në fakt ekziston një truk i thjeshtë i cili ju ndihmon të kuptoni nëse po konsumoni vaj ulliri të shëndetshëm apo një përzierje vajrash luledielli dhe kikiriku. Somelierja e vajit të ullirit Katerina Mountanos ndan metodën e saj për të provuar vërtetësinë e vajit të ullirit.
Hapi tjetër është të shijoni atë. Kthejeni një gllënjkë të vajit në gojën tuaj, por mos e gëlltitni. Me dhëmbë të mbyllur dhe me buzë të hapura, thithni pak ajër në gojën tuaj dhe vërtiteni vajin rreth gojës tuaj. Pastaj pijeni. Nëse është i virgjër do vazhdoni të ndjeni shije të frutave dhe perimeve dhe do të ndjeni një shije të hidhur në pjesën e pasme të fytit kur e gëlltitni atë. Është normale të kolliteni, dhe në fakt, vajrat me cilësi të lartë ngacmojnë fytin për kollë. Sa më më shumë kollitje aq më i mirë është vaji.