Me videon më të ëmbël krah Raiden, Jona na zbulon se çfarë i është dashur të bëjë për 3 ditë rresht…
Jona Spahiu ka publikuar shpeshherë në rrjetet sociale momentet më të ëmbla krah vogëlushit të saj, Raiden dhe partnerit Frenklin. Në prag të Krishtlindjeve moderatorja ka ndarë me fansat e saj në ‘Instagram’ një video ku duket se i vogli është duke qëndruar pranë pemës së fundvitit.
“Brenda 3 ditësh, kjo pemë është prishur dhe është bërë 3 herë”, ka shkruar Jona bashkangjitur videos, ku duket se Raiden nuk mund të qëndrojë pa kapur zbukurimet duke i rrëzuar ato.
Me siguri kjo duhet të jetë një nga periudhat më të bukura për Spahiun, pasi festat i gëzon pranë më të dashurve të saj, për të cilët duket se kujdeset t’i japë vëmendjen maksimale gjatë gjithë kohës.
Kujtojmë se prej momentit kur Jona u bë nënë për herë të parë u shkëput nga televizioni, duke u angazhuar në të tjera impenjime pranë bashkëshortit të saj.