Chris Brown publikon foton e parë të djalit të tij dhe zbulon emrin e vogëlushit

Në 20 nëntor ish-partnerja e Chris Brown, Ammika Harris, solli në jetë një djalë. Ditën e sotme këngëtari i njohur ka publikuar foton e parë të vogëlushit dhe ka zbuluar emrin e tij të plotë. Chris ka postuar në ‘Instagram’ një foto bardh e zi, në të cilën shihet duke mbajtur në duar këmbën e djalit. Ai nuk e ka zbuluar fytyrën e vogëlushit dhe as të tijën, por me siguri ky duhet të jetë një nga momentet më të lumtura për të. Fotografinë e publikuar Chris e shoqëroi me mbishkrimin “Aeko Catori Brown”, që është emri i vogëlushit.

View this post on Instagram

AEKO CATORI BROWN

A post shared by CHRIS BROWN (@chrisbrownofficial) on

Ky imazh duhet të jetë shtesë e atij që Chris publikoi në ditën e lindjes së djalit. Ai postoi në ‘Instagram’ në 21 nëntor një foto të tij bardh e zi, në të cilën shihej duke qeshur dhe parë me krenari djalin.

Aeko Catori nuk është fëmija i vetëm i Brown pasi ai ka dhe një vajzë të madhe 5 vjeçe të quajtur Royalty, nëna e së cilës është Nia Guzman.

Share With:
Translate »
475 Views