Ermal Mamaqi poston foton me Joelin dhe këshillon prindërit: Mos flini me fëmijët!

Me sa duket nata e të dielës nuk paska qenë edhe aq e qetë për Ermal Mamaqin. Me atë që shkruan në foton e postuar sot me Joelin në llogarinë e tij në Instagram, me siguri që nuk e kuptuar nëse në mesnatë ishte ndonjë tërmet apo ndonjë lëvizje në krevat nga fëmijët e tij.

Ai shkruan: “Kur fle natën me kalamajt është sikur fle me VanDamin. Nuk ka rëndësi nëse ata flenë nga ana e gruas, ata përsëri do të të gjejnë ty në errësirë…
• Sot natën : 3 goditje me kokë, 4 shkelma në fyt dhe 2 grushta turive … 3 herë kam rreziku të më dali syri. Mbroni veten miq. Mos flini me fëmijët. Ata nuk dinë çbëjnë në gjumë. Ose bëjnë sikur janë në gjumë dhe na rrafin se ne i detyrojmë të hanë bukë dhe të bëjnë mësimet. Kujdesuni për veten. Mbroni partnerin nga fëmijët. Shpëtoni sa më shumë sy të mundeni. Ju përqafoj miq…????”

Me humor ose jo, Ermali jua dha një këshillë e cila duhet marrë parasysh përderisa është këshilla e një babai të dy fëmijëve. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
965 Views