E lindur për skenë njësoj si e ëma, Aurela Gaçe shprehet krenare për vajzën e saj
Aurela Gaçe ka treguar se vajza e saj e madhe, Grace, ka trashëguar prej të ëmës pasionin më të madh për muzikën. Vogëlushja është ngjitur shpeshherë në skenë për të kënduar dhe duket se tashmë është mësuar me emocionet e saj. Së fundmi Aurela ka treguar se Grace është përfshirë në aktivitetin e organizuar nga shkolla e saj për rastin e festave të nëntorit. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, në të cilën Grace shihet në skenë e veshur me një kostum popullor të Shqipërisë së Mesme. Aurela është shprehur shumë krenare për të bijën, që duket se ka kënduar njësoj si nëna e saj, kur ishte në të njëjtën moshë me të. Përkrah imazhit të Grace, Gaçe ka shkruar: “Princesha ime me veshje tradicionale në koncertin e shkollës. Kënduan, kërcyen e recituan shqip. Veç t’i shikonit zemrat e vogla sa bukur tingëllonin e sa bukur dukeshin”.