2020-ta me surpriza! Këngëtarja shqiptare shpreh hapur dëshirën për t’u bërë nënë

Ditën e sotme Era Rusi ishte e ftuar speciale në emisionin “Ftesë në 5″.

Si rrallëherë, ajo foli për jetën e saj personale dhe na zbuloi një dëshirë të bukur.

Gjatë intervistës moderatorja e emisionit, Bieta Sulo, pyeti Erën se çfarë ka qëllim për vitin 2020 dhe e ngacmoi për jetë private.

Moderatorja e pyeti Erën nëse i ka premtuar vetes se 2019-ta do të jetë viti i fundit që feston pa unazë në gisht dhe këngëtarja ka surprizuar me përgjigjen.

Ajo tregoi se asnjëherë nuk i ka pëlqyer të mbajë unazë, por do të donte që vitin e ardhshëm të bëhej nënë për herë të parë.

“Nuk kam qenë shumë pas unazës. Ajo që do të doja është një fëmijë”, u shpreh këngëtarja.

Kujtojmë se pak kohë më parë Era zbuloi tradhtinë e partnerit të saj.

Ajo tregoi se zbuloi që ai e tradhtonte pasi papritur telefoni i tij i ra në dorë këngëtares.

Momentalisht nuk dihet nëse këngëtarja është në një marrëdhënie, pasi jo shpesh e dëgjojmë të flasë për jetën personale.

Share With:
Translate »
516 Views