“Për flamurin e vërtetë, për të shtrenjtin ideal”, Rama këndon sëbashku me fëmijët

Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës mëngjesin e kësaj të marte. Ai vizitoi dy komplekse turistike ku janë zhvendosur disa familje, të cilët u larguan nga banesat e tyre për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Në këto hotele janë ngritur edhe disa klasa për fëmijët e vegjël. Pas vizitës në një klasë parashkollore, kreu i qeverisë këndoi sëbashku me fëmijët dy këngë, “Ty flamur të duam shumë” dhe “Viti i ri”.

“Flamurin kuqezi në zemër, Vitin e ri në mendje dhe të gjithë bashkë me këngë dhe me valle për vit të ri”, tha kryeministri.

Rama u takua edhe me qytetarët që janë zhvendosur tashmë në këto hotele. Ai kërkoi nga ata durim, pasi për rindërtimin duhet pak kohë.

Tërmeti i 26 Nëntorit la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe shumë banesa të dëmtuara. Pas kësaj, qeveria mori vendimin që banorët që kanë mbetur pa shtëpi të strehohen në hotele.

Share With:
Translate »
439 Views