Bruna bëhet nënë për herë të parë, zbulon foton dhe emrin e bebushes
Moderatorja e njohur e “Tv Klan”, Brunilda Lahe, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo vetë e ka ndarë këtë lajm të bukur me ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar një foto me dorën e të voglës.
Brunilda rrëfen se ajo dhe bashkëshorti kishin planifikuar tjetër orë dhe datë për lindjen e të voglës.
Madje, ata mendonin se ajo do të kishte tjetër shenjë horoskopi dhe kishin menduar tjetër emër, por duket se vogëlushes nuk i është pritur për të ardhur në jetë.