Mbipesha e rritë rrezikun e kancerit në mitër – por a e dini se cilat janë shenjat që e tregojnë këtë?

Sipas ekspertëve, kanceri i mitrës është më i zakonshëm te femrat të cilat janë mbipeshë dhe te femrat që kanë kaluar përgjatë menopauzës.

Kanceri në mitër është kanceri i katërt më i zakonshëm te femrat, prapa kancerit të gjirit, kancerit të mushkërive dhe atij të zorrëve, transmeton Telegrafi.

Ekspertët përmes hulumtimeve të ndryshme kanë treguar se aq më shumë kilogramë që ka femra, aq më e rrezikuar është nga kanceri në mitër.

Por, si mund t’i vëreni shenjat e kësaj sëmundje?

Cilat janë simptomat e kancerit në mushkëri?

Simptoma më e zakonshme e kancerit në mitër është gjakderdhja anormale nga vagjina.

Përveç gjakderdhjes të pazakonshme vagjinale, simptomat tjera përfshijnë:

– Dhimbje në pjesën e poshtme të abdomenit
– Dhimbje gjatë seksit
– Dhimbje në shpinë
– Humbje të apetitit
– Lodhje
– Marramendje

Cilët faktorë e rrisin rrezikut e zhvillimit të kancerit në mushkëri?

• Mosha – shumica e rasteve ndodhin te femrat e moshës 40 deri në 74 vjeç
• Estrogjeni – ky është një prej hormoneve që e rregullon sistemin riprodhues te femrat. Estrogjeni e stimulon lirimin e vezëve nga vezoret dhe merret edhe me procese tjera që kanë të bëjnë me mitrën. Nëse njëri prej proceseve del nga balancimi dhe prodhohet më shumë estrogjen, atëherë rritet rreziku i kancerit.
• Mbipesha – Femrat që janë mbipeshë janë trefish më të rrezikuara nga kanceri i mitrës.
• Mos pasja e fëmijëve – edhe femrat që nuk kanë fëmijë janë më të rrezikuara nga kanceri në mitër.
• Diabeti – kjo sëmundje ua dyfishon femrave rrezikun e zhvillimit të kancerit në mitër për shkak se e rritë sasinë e insulinës në trup, që pastaj i rritë edhe nivelet e estrogjenit.

Share With:
Translate »
423 Views