Kjo foto e rrallë tregon marrdhëniet e gjyshërve të Rita Orës dhe Dua Lipës, ndërkohë që vajzat nuk flasin e njëra-tjetrën

Ndonëse Dua Lipa dhe Rita Ora nuk kanë marrëdhënie të mira, gjyshërit e tyre kanë pasur një miqësi të rrallë.

Një nga anëtarët e këtij grupit “Albanian Vintage Photography” ,Nol Sahatçi, i cili duke e gjykuar nga emri duhet të jetë i afërt i familjes së Ritës ka

publikuar një foto të rrallë ku shfaqet Besim Sahatçiu dhe Seit Lita.

Në foton e realizuar në vitet 50’  Besimi dhe Seiti qëndrojnë në një tavolinë duke konsumuar një vakt.

Besim Sahatçiu ka qenë regjisor i dhjetëra filmave, regjisor i teatrit dhe i disa emisioneve televizive, ai gjithashtu ka punuar katër vite si përkthyes në Rilindje.

Ndërsa gjyshi i Dua Lipës, Seit Lita ka qenë historian e intelektuali i shquar në vitet 70′ ishte i njohur jo vetëm për kulturën e tij, por edhe për pamjen.

Dua Lipa dhe Rita Ora nuk kanë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën dhe thuhet se shkak është Rita. Këngëtarja nuk e ka ndihmuar Duan në fillimet e karrierës së saj dhe tani mes tyre ekziston një hatërmbetje.

Share With:
Translate »
500 Views