Greta Thunberg së shpejti do të jetë protagonistja e një dokumentari
Në dokumentarin mbi Greta Thunberg do ta shohim atë të bëhet një drejtuese e një lëvizjeje rinore, të hedhë poshtë çmimet prestigjioze dhe të flasë me Kombet e Bashkuara.
Greta Thunberg së shpejti do të jetë protagonistja e një dokumentari të ri të prodhuar nga platforma streaming Hulu. Ende 16 vjeç, Greta është aktivistja më e re në botë, në ballë të luftës kundër ndryshimit të klimës dhe madje një kandidate për nominimin Nobel për Paqen. E gjithë kjo, dhe përgjithësisht jeta e saj do të tregohet në ekranin e madh. Me titullin (të përkohshëm) “Greta”, dokumentari mbi aktivisten do të dalë në verën e vitit 2020 në Hulu.
Për çfarë do të flasë ai?
Dokumentari do të startojë duke u rikthyer në vitin 2018 kur Greta filloi betejën e saj kundër ndryshimit të klimës në grevën e “Fridays for Future” e cila më pas fitoi njohje globale