Prej 1 viti baba, Labi u dedikon këto fjalë vajzës dhe partneres së tij me foton e ëmbël

Moderatori i njohur, Labinot Gashi feston sot 1 vjetorin e vajzës së tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai i ka dedikuar të voglës fjalët më të ndjera me kartolinën më të bukur të fundvitit.

“Bekimi im, jeta ime sot 1 vit, ma dhe epithet in e të qenurit baba, jam babi më i lumtur në botë që kam një vajzë si ti. Rroa ime urime ditëlindjen e parë, festofsh gjithëmonë me shëndet e me gjitha të mirat e zotit. Qëndresa faleminderit për çdo gjë që në këtë jetë, më fal ti edhe Rroa që nuk kam qenë çdo minutë e orë afër jush. Kjo është engjlusha e babit vet. Rroa ju përshëndet të gjithëve me ditëlindjen e parë”, ka shkruar Gashi krah fotos ku shfaqet me vajzën dhe bashkëshorten e tij.

Në këtë postim nuk kanë munguar as komentet e shumta nga miqtë dhe ndjekësit e moderatorit, të cilët e kanë uruar për 1-vjetorin e vajzës së tij.

Share With:
Translate »
500 Views