Moderatorja shqiptare tregon se kush ishte personi i parë që mori vesh për shtatzëninë se saj
Moderatorja simpatike Fatma Methasani prej disa muajsh ka ndarë me publikun lajmin se është në një pritje të ëmbël me partnerin e saj Alfio Rrotanin. E ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, ajo ka rrëfyer se kush e ka marrë vesh i pari shtatzëninë e saj.
Rudina Dembacaj: Kujt vendosët t’ja tregonit të parit për bebin ?
Fatma Methasani: Ne thamë kështu, nuk do ta bëjmë me dije për momentin se është fillimi, jo po nuk duhet ta marri vesh njeri, porositë e gjyshes deri tre muajshe mos fol me askënd, kështu që thashë zemër askujt vetëm ne të dy pastaj shkojmë bëjmë një eko i tregojmë ekon më vonë.
“Unë tek dhoma tjetër Alfio tek dhoma tjetër, kur merr motrën në telefon, kam një lajm kështu që e para që e mori vesh ishte motra Alfios pastaj e morën vesh të gjithë. Unë jam një tip që flas shumë dhe i tregoj gjërat të gjithëve, pastaj ja tregova gjithë familjarëve të mi miqve më të afërt”.
“Familjarët e Alfios janë lumturuar më shumë se e kanë të parin nip në fisin e tyre, por nuk e prisja që dhe mami im do surprizohej aq shumë”, shprehet Fatma.
Siç duket shtazania e Fatmës i ka lumturuar të gjithë.