Teze Lori i dedikon tatuazhin e veçantë Londonit

Pak kohë më parë, trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha pohoi për të gjithë ndjekësit e saj se ishte penduar për disa tatuazhe që kishte bërë dhe se tashmë kishte vendosur t’i hiqte.

Pavarësisht këtij vendimi, duket se Hoxha nuk mund të heqë dorë kollaj nga tatuazhet. Ditën e sotme ajo ka vendosur të bëjë 2 tatuazhe të reja në trupin e saj dhe këtë e ka treguar me anë të një postimi në ‘Instastory’, ku shfaqet duke i dhënë makinës.

“Ju e dini se si unë thashë se pendohem për tatuazhet, mirë por sot realizova dy të rinj sepse thjesht kështu jam unë si njeri”, ka shkruar Lori në rrjetet sociale.

Lori më pas na ka treguar se njërin tatuazh ia ka dedikuar nipit të saj Londonit, djalit të madh të Sarës, ndërsa shkruan se edhe pse i vogël, duket shumë i lezeçëm.
Nuk e dimë ende se cili është tatuazhi i dytë, por me siguri i kushtohet Romanit, djalit të vogël të Sarës, i cili ka vetëm dy muaj që ka ardhur në jetë.
Ne të gjithë e dimë të fëmijët nuk ndahen, apo jo? /Kids’Time/

Share With:
Translate »
759 Views