Kemal feston ditëlindjen, gruaja i bën urimin më të bukur: Të dhashë dhuratën më të çmuar

Aktori shumë i njohur turk falë telenovelave që janë transmetuar edhe në Shqipëri, Burak Ozçivit apo siç e njohim ndryshe me emrin e rolit “Kemali”, feston sot ditëlindjen. Burak mbush 35 vjeç dhe kjo ditëlindje e gjeti të plotësuar pasi këtë vit aktori u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja, Fahriye Evcen e ka uruar aktorin publikisht duke postuar disa foto të tyre së bashku të vendosura në një tavolinë me zbukurime. Fahriye shkruan se i ka dhënë dhuratën më të bukur Burakut, djalin e tyre, Karan.

“Zemra ime… Ti më ke bërë të ndihem gjithmonë speciale. Dhe unë të dhashë dhuratën më të çmuar! Të dua shumë! Sa mirë që je me ne! Gjithçka imja!”, shkruan Fahriye dhe nuk ka munguar një koment as nga Buraku i cili shkruan se e do shumë bashkëshorten dhe djalin.

“Ju dua shumë bebet e mia! Sa mirë që ju kam!”, shkruan Burak. Kujtojmë që pak ditë më parë Fahriye prezantoi për herë të parë me publikun djalin e tyre./Xing.al

Share With:
Translate »
679 Views