Top Channel publikon këngën e fundvitit në nder të viktimave të tërmetit
Ashtu si çdo vit, Top Channel ka publikuar këngën e fundvitit e këtë herë është shumë e veçantë pasi i dedikohet viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin në 26 nëntor. Top Channel ka ripunuar këngën e famshme të Albanit dhe Miriamit, por këtë herë kënduar nga moderatorët e prezantuesit. Video nis me Ledion Liçon i cili shfaqet në pak sekonda duke i rënë pianos e më pas vazhdon me Fjoralba Ponarin, Isli Islamin, Ori Nebijajn, Arbana Osmanin, Luana Vjollcën, Xhemi Shehun, Salsano Rrapin etj. Gjatë klipit shfaqen edhe Albani me Miriamin. Në fund shfaqet i gjithë stafi i Top Medias duke ndezur qirinj që formojnë fjalën “Bashkë”.