Ish-dadoja e fëmijëve të saj hedh në gjyq Mariah Carey

Mariah Carey është paditur nga një ish-dado, e cila kërkon dëmshpërblim për shkaktimin e “stresit emocional” gjatë kohës që punoi për këngëtaren.

Maria Burgues ngriti padinë të hënën (23 dhjetor), duke pretenduar se u pushua nga këngëtarja pasi u ankua për kushtet e saj të punës.

Burgues pretendoi se mori 25 dollarë në orë për tu kujdesur për fëmijët e Carey dhe se ju desh të udhëtonte me ta kur këngëtarja shkonte në turne, por që nuk ka marrë lekë për orët shtesë.

Gjithashtu shkruan në padi se truproja e fëmijëve të Carey, Marcio Moto, e bëri të ndjehej e kërcënuar pasi i bërtiste.

Një rast thuhet se ndodhi në dhjetor 2017 kur pretendohet se Moto kërcënoi ta nxirrte Burgues nga makina dhe ta linte atë në mes të rrugës ndërsa familja po udhëtonte për në Las Vegas.

Burgues tha se u ankua për sjelljen e Motos, por këngëtarja nuk bëri asgjë.

Sipas padisë, në dy raste brenda një dite jeta e fëmijëve të Carey u rrezikua sepse Moto po përdorte telefonin e tij.

Pasi truproja fajësoi Burgues duke i bërtitur para një turme njerëzish, ajo u pushua nga Carey.

Share With:
Translate »
421 Views