“Si të festoj sot”, Vesa Luma merr mesazhin që i preku shpirtin

Këtë mëngjes, këngëtarja Vesa Luma i ka uruar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve në llogarinë e saj në Instagram me një pozë të ëmbël të familjes së saj në Zelandën e Re.

Mirëpo, duket se dita ka nisur me trishtim për Vesën, e cila ka marrë një mesazh që i ka prekur shpirtin.

Një ndjekës i ka dërguar këngëtares një foto të sajën me një fanse, e cila fatkeqësisht kishte humbur jetën nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

“Këtë ëngjëll na e mori Zoti nga tërmeti, vetëm të shihje lumturinë e saj kur më tregonte fotot që kishte bërë me ju.”- i shkruante ndjekësi në mesazh.

E pikëlluar, Vesa e ka ndarë bisedën në InstaStory, ndërsa krahas fotos shkruan me zemër të thyer:

“Si të festoj sot, ky mesazh më preku shpirtin.”

Share With:
Translate »
516 Views