Pranë bashkëshortit dhe vajzës së porsalindur, Brunilda Lahe ndan foton më të bukur të Krishtlindjeve
Në 17 dhjetor moderatorja e njohur, Brunilda Lahe u bë nënë për herë të parë.
Në jetë erdhi një vajzë të cilën ajo e pagëzoi me emrin Hana
Lajmin e dha vetë moderatorja nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregonte se Hana e kishte ardhur në jetë pak para kohe.
Moderatorja zgjodhi që të mos bëjë publik imazhin e vogëlushesh, por në këto ditë festash nuk ka rezistuar dot.
Moderatorja ka publikuar në Instastoty një foto ku shfaqet së bashku me të porsalindurën dhe bashkëshortin e saj.
“Gëzuar Krishtlindjet” shkruan Bruna mbi foto.
