Stormi bën bashkë prindërit e saj në këto Krishtlindje, videot nuk duhen humbur

Ndonëse janë të ndarë, Kylie Jenner dhe Travis Scott janë bërë bashkë këtë Krishtlindje.

Dy ish-partnerët kanë surprizuar vogëlushen e tyre Stormi, duke i bërë dhuratën që ajo mezi e priste.

Kylie dhe Travis i kanë bërë dhuratë për Krishtlindje  një vizitë nga ‘Poppy’, një personazh nga filmi i preferuar i Stormit.

Stormi dhe ‘Poppy’ shihet se kanë kaluar kohë të bukur bashkë dhe Kylie nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

22-vjeçarja ka publikuar në Instagram foto dhe video të vogëlushes dhe falenderon Travis që bashkëpunoi për këtë surprizë.

Kujtojmë se Kylie dhe Travis kanë disa muaj që i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Shkak i ndarjes thuhet se është bërë Travis, i cili nuk dëshiron që të zgjerojë familjen.

Ai kërkon të përqendrohet tek karriera e tij, ndërsa Kylie dëshiron një fëmijë të dytë.

Share With:
Translate »
538 Views