Fëmija 4 vjeçar përdor gjuhën e shenjave për t’ju treguar një film prindërve të shurdhët

Gabriel Toseland është vetëm 4 vjeç, por që në këtë moshë ai ka mësuar gjuhën e shenjave dhe është i aftë të interpretojë shfaqje televizive dhe filma të ndryshëm, për prindërit e tij, të cilët janë të shurdhët.

Siç shkruajnë mediat e huaja, djali nisi të mësonte gjuhën e shenjave që kur ishte 4 muajsh. Tani që është më i madh, është në gjendje të interpretojë thuajse çdo gjë për orindërit e tij, nënën Abigail Britton dhe babanë, Conor, të cilët janë tërësisht të shurdhër të dy.

Ndërsa familja u ul pranë pemës së Krishtlindjes në shtëpinë e tyre në Cheshire, Abigail kapi momentin e mahnitshëm ku Gabriel interpreton një film. Ajo e filmoi me telefon dhe më pas e hodhi në internet, ndërsa ndjekësit duket se ranë tërësisht në dashuri me këtë vogëlush.

Abigail, nëna 26 vjeçare e djalit, tha:

Ai nisi të mësojë fillimisht shenjat, kur ishte shumë i vogël. Mësoi të thoshte qumësht, dush dhe gjumë. Nisi të mësonte gjithmonë e më shumë shenja me kalimin e kohës dhe gjithçka ndodhte në mënyrë të natyrshme. Ne menduam se mësimi i gjuhës së shenjave ishte e domosdoshme, në mënyrë që të komunikonim lirshëm dhe pa pengesa me djalin tonë. Ai ditë përdorë edhe gjuhën normale, edhe atë të shenjave, shumë mirë. Ai është një fëmijë i rritur nga prindër të shurdhët dhe dygjuhësia që ka është thjesht fantastike.”

My little interpreter 😂

Posted by Abigail Britton on Sunday, December 22, 2019

Share With:
Translate »
540 Views