Rëndësia e vaksinimit për moshën e tretë dhe fëmijët

Stina e ftohtë e dimrit është mbartësja e një morie sëmundjesh dhe virusesh që mund të shfaqen te çdo grupmoshë, askush nuk është i përjashtuar.

Gripi është një prej viruseve më të shpeshta që shfaqet në dimër. Për personat me probleme shëndetësore sistemi imunitar i të cilëve është i dobët, gripi mund të rrezikojë edhe jetën.

Vitin e kaluar gripi shkaktoi 8 viktima, kryesisht persona të moshës së tretë. Personat që vuajnë nga sëmundje kronike, fëmijët dhe gratë shtatzëna janë cilësuar nga ekspertët e shëndetit si grupe risku dhe që duhet me patjetër të vaksinohen.

Shikoni specialen e plotë të përgatitur nga gazetarja e RTV Ora, Nertila Dosti, për të marrë këshilla të vyera nga mjekët specialistë.

Share With:
Translate »
403 Views