Brad Pitt flet për puthjen e tij të parë kur ishte shumë i vogël

Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “W” aktori i filmit “Once Upon a Time in Hollywood” tregoi një histori shumë të lezetshme për të gjithë lexuesit.

56-vjeçari rrëfeu për puthjen e tij të parë kur ishte në klasë të 4-t dhe se si u ndje në atë çast.

“Emri i saj ishte Lisa. Ndodhi në garazhin e saj. Shtëpitë i kishim afër dhe pasi u puthëm unë vrapova të ikja menjëherë pasi isha shumë i emocionuar. Ishte një eksperiencë nervozuese ndër të tjera” -tha Pitt.

Brad Pitt i cili ka qenë i martuar me yjet e industrisë së filmit si Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston është në listën e 100 meshkujve më seksi në botë.

Share With:
Translate »
489 Views