Aktorja e njohur shqiptare tregon historinë me djalin e Yllka Mujës

E ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora ka qenë e ftuar aktorja e re dhe e talentuar e teatrit shqiptar Alesia Xhemalaj që e kemi parë të luajë në disa shfaqje të rëndësishme, një prej tyre dhe më e sukseshmja Boing-Boing, ku Alesia luan bashkë me Dembacaj-n në skenë.

Gjatë intervistës Alesian ka treguar se vëllai i vogël 10 vjeç nuk i pëlqen profesioni që ajo ka, madje kur e ka parë puthjen e të motres me Amos Zaharia është shprehur se do ta vrasë.

kanë ndarë me publikun një prapaskenë të shfaqjes ku luan së bashku me Rudinën.

Rudina Dembacaj: Ti ke një vëlla Merselin dhe ndryshe nga ty ai është akoma dhe më shumë vlonjat, do ti themi tani të gjitha. Çfarë nuk duron nga puna jote Merseli? 

Alesia Xhemalaj: Ai është një vlonjat puro më do shumë por është shumë xheloz për mua e ka shumë të vështirë ta kuptojë që motra është aktore . Herën e fundit që erdhi në Tiranë sepse e kishte marrë malli për mua dhe kur erdhi në Tiranë tha ku është ai teatri ta tërheq zvarrë se nuk dua që të punosh më . 

Rastësisht njëherë tjetër ka parë trajlerin e Boing -Boing sepse zakonisht ne nuk ja tregojmë gjërat që nuk janë për moshën e tij dhe zgjohet në mëngjes duke bërtitur

 “ O zot ku është ai djali Yllka Mujës se dua ta vras që më puthi motrën”, ka përfunduar Alesia . 

Por ajo që nuk dimë është se a do mërzitet Amos Zaharia nga ky koment apo e ka suportuar me shaka .

Share With:
Translate »
551 Views