E dashura mes viktimave të tërmetit/ Greg poston vargjet melankolike: Vështrimi mbi ty më mbeti
Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama, duket se vijon të ndjejë dhimbje për humbjen tragjike të së fejuarës së tij, Kristi Reçi, nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.
Së fundi, Gregu ka postuar një foto nga deti, të shoqëruar me një poezi të Teodor Kekso. Ndonëse ai nuk përmend emër, por duket se ia dedikon pikërisht Kristit.
“Ne rrinim të heshtur pranë detit, vështrimi mbi ty më mbeti. “Sa më do, e dashur?” Ti sytë hodhe nga deti…,” shkruante krahas fotos Gregu.
Kristi Reçi humbi jetën në tragjedinë e 26 nëntorit bashkë me babanë e saj, Eduard Reçin, 54 vjeç, nënën Dolora Reçin, 49 vjeç, Klaus Reçin, 21 vjeç.
Sipas mediave italiane, studentja e mjekësisë dhe Gregu ishin bashkë prej dy vitesh dhe ishin fejuar, madje një gjë e tillë u konfirmua edhe nga vetë kryeministri Rama.