Nicole Kidman përlotet në tapetin e kuq pasi mëson se shtëpia e saj në Australi u shkrumbua

Nicole Kidman është shfaqur me lot në sy në eventin e Golden Globes në Los Angeles të shtunën, pasi shtëpia e saj Australia është mes flakëve.

Aktorja 52-vjeçare, fituese e çmimit Nobel ka marrë pjesë në eventin që organizohet përpara shpalljes së çmimeve Golden Globe dhe siç raporton “Us Weekly”, “dukej shumë e lodhur dhe e dëshpëruar”.  Aktorja sapo kishte marrë vesh që shtëpia ku ajo jeton së bashku me bashkëshortin Keith Urban ishte në rrezik.

“Ajo e mori vesh lajmin sapo zbriti nga avioni ndaj dhe ishte me lot në sy”, por mediat amerikane nuk kanë postuar ende një foto të saj nga ky moment. 

Kidman pasi largohet nga eventi ne Beverly Hill

Aktorja që së fundmi është shfaqur në serialin “Big Little Lies” nuk ka pranuar të japë intervista në tapetin e kuq dhe ka thënë, “Më vjen shumë keq, por e kam mendjen vetëm tek ajo qe po ndodh në Australi”.

Kidman është larguar nga eventi vetëm pas 15 minutash.

Share With:
Translate »
455 Views